Flash

Britania e Madhe nuk 'reziston' dot më, Boris Johnson mbyll gjithçka

Lapsi.al 20 March 2020
Britania e Madhe nuk 'reziston' dot më, Boris Johnson mbyll

Ndryshe nga reagimet e mëparshme për koronavirusin që sinjalizonin se Britania e Madhe nuk do të ndërpriste jetën normale, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë vendim për 'mbyllje' të Britanisë së Madhe nga dita e premte. Ai ka urdhëruar që baret, restorantet, kinematë dhe palestrat që të mbyllin dyert, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Teksa sëmundja COVID-19 po përhapet në gjithë botën, qeveri, kompani dhe investitorë janë duke u përballur me krizën më të rëndë të shëndetit publik që prej pandemisë së vitit 1918.

Johnson ka thënë se e kupton sa e vështirë është që të ndalohet tradita e britanikëve për të vizituar baret, mirëpo një gjë e tillë tani është kthyer në domosdoshmëri.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka raportuar për 3,983 persona të prekur me koronavirus, pas testimit të 66,976 pesonave.

Shkencëtarët qeveritarë kanë thënë se përhapja e virusit është më e madhe në Londër, pasi disa njerëz nuk janë duke zbatuar këshillin e qeverisë për t’u izoluar. Deri më tani 177 persona kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në Britani.

Të këshilluara

Lezhë, 60-vjeçari gjendet i pajetë në kanal

Një person është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Rraboshte të Lezhës. Raportohet se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë parë trupin e viktimës n...

19:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI