Flash

Bleona hap sfidë për koleget, 'Postoni klipe pa operacione'

Lapsi.al 20 March 2020
Bleona hap sfidë për koleget, 'Postoni klipe pa operacione'

Në këto ditë izolimi, disa nga sfidat më argëtuese po i gjejmë në rrjetet sociale. Nga postimi i fotove të fëmijërisë, e deri tek videot ‘Tik Tok’, përdoruesit e rrjetit po nominojnë shokët dhe të afërmit për të ndarë sa më shumë kujtime e momente të bukur me njëri-tjetrin.

Por, Bleona Qerreti e ka çuar sfidën në një tjetër nivel. ‘Shënjestra’ e saj kanë qenë koleget dhe këtë e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar klipin “Hallall e ke”, një produksion i 2006-tës, ku Bleona nuk duket aspak ndryshe nga tani. Nisur nga kjo, këngëtarja i ka ftuar vajzat e showbizit të bëjnë të njejtën gjë, për një arsye në veçanti.

“Pak nostalgji në ditët e karantinës. Nominoj të gjithë koleget të nxjerrin videot para kohës së operacioneve plastike dhe ‘fillers’. Gjithsesi ju lutem pa panik”, ka shkruar Bleona, njëkohësisht duke hedhur një ‘kunjë’ për emrat e njohur që i janë përkushtuar muzikës.

Të këshilluara

Aktorja e 'La casa de Papel' me Covid-19

Aktorja protagoniste e serialit të famshëm ”La Casa De Papel”, Itziar Ituno, ka njoftuar sot ndjekësit e saj në Instagram se është prekur nga Covid-19. E njo...

10:27

Anulohet Met Gala 2020

Javën e kaluar, Muzeu Metropolitan i Artit në New York u mbyll përkohësisht pas shqetësimit të shkaktuar nga coronavirusi. Tani, edhe Met Gala 2020 do të shtyhe...

16:14

Dyshuan për Covid-19, reagon Beren Saat

Pak ditë më parë bëri namin në mediat turke lajmi se aktorja Beren Saat dhe bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu mund të jenë prekur nga Koronavirusi. Lajmet erdhën...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI