Flash

Situata me koronavirusin/ Rama: Koncesionet nuk do të ndërpriten

Lapsi.al 19 March 2020
Situata me koronavirusin/ Rama: Koncesionet nuk do të ndërpriten

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se koncesionet nuk do të ndërpriten.

I ftuar në emisionin “Open”, ndërsa i numëroi, Rama u shpreh se koncesionet nuk janë para që i jepen oligarkëve, por para për t’i shërbyer publikut.

Po ashtu kryeministri sqaroi se koncesionet janë kontrata dhe ndërprerja e tyre do të kishte penalitete.

"Ne kemi koncesionin e kontrollit mjekësor bazë, i cili në vit kushton, 8.7 milion dollarë aktualisht është pezulluar dhe faktikisht, hiqeni këtë nga lista se nuk mund të angazhojmë qendrat shëndetësore dhe njerëzit kur i themi mos dilni nga shtëpia. Instrument mjekësorë janë instrumente që i shërbejnë operacioneve që shërbejnë në Shqipëri, sepse ndërkohë njerëzit sëmuren siç sëmureshin edhe para virusit. Nëse e ndalojmë këtë financim, do të thotë të mos i sterilizojmë më instrument mjekësorë.

Më parë është operuar me mjete të pasterilizuara siç duhej dhe Shqipëria kishte 500 mijë infeksione në vit. Koncesionet nuk janë para që i jepen oligarkëve, siç thonë ata që nuk dinë se çfarë flasin, por para për t’i shërbyer publikut. Paguajnë para që kur të bëjnë operacion mos të operohen me gërshërë të ndryshkura.

Koncesioni tjetër është përpunimi i mbetjeve në Fier Elbasan dhe Tiranë. Jeni dakord t’i ndërpresim dhe plehrat t’i bëjmë kodra? Të kemi probleme me plehrat?

Këto të gjitha bashkë, në një vit janë 20 milion dollarë. Kemi një koncesion, ose dy më saktë, që nuk janë aktive, rruga Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren. Nuk ajnë aktive.

Kemi koncesionin e dializës. Aty flitet për një thes me para që duhet t’i merren oligarkëve, por këto par nuk ju merren të ashtuquajturve oligarkë, nëse ne i ndërpresim, por i merren atyre që bëjnë dializën, atyre që bëjnë operacione, ju merret komuniteteve që kanë shpëtuar nga kodrat me plehra.

Këto miliona janë për qytetarët dhe marzhi i fitimit të këtyre kompanive është njësoj si marzhi i fitimit të çdo kompanie, asgjë më shumë asgjë më pak.             

Kemi koncesionin e laboratorëve, por nuk është aktiv, nuk ka filluar. Një pjesë e koncesioneve nuk janë aktive, janë në buxhet të llogaritura, por nuk janë aktive. Kemi shkollat në Tiranë 10 milion. Nëse do të mbete këtu, nuk do ta lëmë pa bërë, por duhet të mendojmë për sot dhe nesër. E fundit, kemi mirëmbajtjen e rrugës së Kombit dhe kemi rrugën e Arbrit, të cilat bashkë kanë 47 milion. Tek Rruga e Kombit, nëse bëjmë ndërprerje, se këto janë kontrata dhe që t’i prekësh, kthehen në penalitete dhe ajo që fiton duke i prekur, të del 5 herë më shtrenjtë se sa pa i prekur. Këto i kemi bërë ne, ka dhe një që e kemi trashëguar, që është koncesioni më idiot që unë kam parë, 15 milion dollarë për skanimin në doganë."- u shpreh Rama.

Të këshilluara

Ora e mësimit në RTSH Shkollë me Telekom!

Ngjarjet e mëdha na bëjnë më të solidarizuar. Në misionin e përbashkët për të mposhtur pandeminë COVID-19, shkollat janë mbyllur tashmë dhe fëmijët po marrin më...

22:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI