Flash

Shkelën karantinën, 165 këmbësorë ndëshkohen me gjoba (VIDEO)

Lapsi.al 19 March 2020
Shkelën karantinën, 165 këmbësorë ndëshkohen me

165 këmbësorë janë ndëshkuar nga Policia e Shtetit me një gjobë prej 10 mijë lekë të reja pasi nuk kanë respetuar oraret e kufizuara të lëvizjes. Në një njoftim të shpërndarë këtë mesditë, PSH sqaron se oraret duhen respektuar nga të gjithë, dhe se vijon puna për të parandaluar shkeljet. Bashkëngjitur me njoftimin, policia ka shpërndarë edhe një video, ku efektivët iu shpjegojnë qytetarëve oraret e lejuara të lëvizjes, që janë nga ora 06:00 deri në 10:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 18:00 të pasdites.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

Të këshilluara

Ora e mësimit në RTSH Shkollë me Telekom!

Ngjarjet e mëdha na bëjnë më të solidarizuar. Në misionin e përbashkët për të mposhtur pandeminë COVID-19, shkollat janë mbyllur tashmë dhe fëmijët po marrin më...

22:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI