Flash

Robert Berisha vendoset në karantinë pas ardhjes nga Stambolli

Lapsi.al 19 March 2020
Robert Berisha vendoset në karantinë pas ardhjes nga Stambolli

Robert Berisha dhe Rinor Hykolli, që është menaxheri i reperes Tayna, janë vendosur në karantinë me urdhër të autoriteteve të Kosovës, si pjesë e masave për të mos ndaluar përhapjen e Koronavirusit në vend.

Kjo ndodhi menjëherë pas kthimit nga koncertet që kishin në Amerikë dy personazhet e njohur. “Prive.al” njofton se linja e udhëtimit për në Kosovë për ta ishte nga Stambolli e me të mbërritur këta dy emra janë vendosur në Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë.

Por Roberti nuk ka qenë i kënaqur aspak me kushtet në konviktin ku po qëndron, ndërsa ka publikuar edhe një foto të një lavamani që lë shumë për të dëshiruar.

Karantinimi i Robertit vjen menjëherë pasi këngëtari bëri disa deklarata aspak të përshtatshme dhe madje raciste për Koronavirusin.

Jo më larg se dy ditë më parë, këngëtari shqiptar bëri një postim super racist në Instastory-n e tij, ku publikoi një avion të linjës ajrore kineze, për të cilin shkruante:

“Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!”

Madje Roberti tallej në periudhë të vështirë që çdokush e përjeton me frikë për veten dhe të afërmit, duke thënë se “nuk je shqiptar i vërtetë nëse ke frikë nga Koronavirusi”, sikur të qenit shqiptar të të bënte vërtet imun ndaj Koronavirusit.

Epo do ta shohim tani sesa shqiptar do të tregohet Roberti i izoluar nga të gjithë!

Të këshilluara

Anulohet Met Gala 2020

Javën e kaluar, Muzeu Metropolitan i Artit në New York u mbyll përkohësisht pas shqetësimit të shkaktuar nga coronavirusi. Tani, edhe Met Gala 2020 do të shtyhe...

16:14

Dyshuan për Covid-19, reagon Beren Saat

Pak ditë më parë bëri namin në mediat turke lajmi se aktorja Beren Saat dhe bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu mund të jenë prekur nga Koronavirusi. Lajmet erdhën...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI