Flash

Rama tregon se si do funksionojë skema: Për tre muaj shteti u del garant bizneseve me 100 mln lekë kredi

Lapsi.al 19 March 2020
Rama tregon se si do funksionojë skema: Për tre muaj shteti u del

Në 'Opinion' Edi Rama ka zbuluar detaje në lidhje me planin financiar të prezantuar pak orë më parë, që do të zbatojë qeveria për shkak të koronavirusit. Në plan përfshihen dhe bizneset, që sipas Ramës, shteti do u dalë garant deri në 100 milion lekë kredi, për një periudhë 3 mujore.

Rama pohoi mes të tjerash se kjo skemë, që hasi kundërshti të menjëhershme nga opozita, ka gjetur dhe mbështetjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu, se nëse subjektet marrin kredinë dhe më pas nuk e shlyejnë atë, apo falimentojnë, Rama u shpreh se më pas hyn në fuqi plani B. Ai nuk e sqaroi se çfarë parashikon plani B.

Rama tha edhe se të gjithë qytetarët që qëndrojnë në shtëpi dhe se për shkak të koronavirsit nuk mund të punojnë, do të marrin rrogën e tyre.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI