Flash

Kosova në krizë politike mes krizës së Covid-19, LDK kërkon qeveri të përkohshme

Lapsi.al 19 March 2020
Kosova në krizë politike mes krizës së Covid-19, LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përgatitur mocionin për rrëzim të qeverisë në krye me Albin Kurtin. Tashmë, u duhet vetëm që t’i sigurojnë 61 vota të deputetëve. Mirëpo, partia e Isa Mustafës me anë të këtij mocioni nuk është duke tentuar vetëm rrëzimin e qeverisë Kurti nga pushteti ku janë edhe vet, sepse në arsyetimin e tyre kanë propozuar që të formojnë një qeveri të re të stabilitetit. Kjo sipas Lidhjes Demokratike, me arsyetimin se Kosova gjendet në një situatë emergjente.

“Duke ritheksuar problematikën e rëndësisë strategjike – veçanërisht në kontekstin aktual – të partneritetit me SHBA-të dhe BE-në drejt integrimeve euro-atlantike, si dhe sigurisë kombëtare, në situatën emergjente në të cilën ndodhemi, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që përmes votës së mosbesimit të votojnë këtë mocion. Me këtë veprim, Kuvendi krijon mundësinë e formimit të një qeverie të stabilitetit, me kohëzgjatje të kufizuar, e cila do të adresonte sfidat imediate me të cilat ballafaqohet vendi, si në pozicionin e politikës së jashtme, ashtu edhe në dinamikat e krijuar brenda vendit”, shkruhet në dokument.

Në mocionin e LDK-së, shkruhet se kryeministrit Albin Kurti në më pak se 50 ditë përmes mosveprimit dhe pozicionit jokonstruktiv në raport me partnerët strategjik në përgjithësi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, ka pamundësuar funksionimin e saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmendur sanksionet amerikane ndaj vendit, shkaku i mos heqjes së tarifës. Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa e akuzon Albin Kurtin për krizë të brendshme politike në vend.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI