Flash

Kenga e Dua Lipës kthehet në himn ndaj koronavirusit

Lapsi.al 19 March 2020
Kenga e Dua Lipës kthehet në himn ndaj koronavirusit

Deri në këto momente, epidemia vdekjeprurëse Covid-19 i ka marrë jetën 8,987 personave në mbarë botën dhe ka infektuar gjithsej 220,346 njerëz.

Koronavirusi është bërë kryefjala e momentit dhe të gjithë po përpiqen të ndërgjegjësojnë njëri-tjetrin duke shpërndarë rregullat që duhet të ndiqen në këtë periudhë krize.

Mirëpo, kujt do t’i shkonte mendja se rregullat e reja i kishte vendosur më parë Dua Lipa!

Fjalët e këngës së saj “New rules” shkojnë fiks me situatën e epidemisë dhe vetë këngëtarja i ndau në llogarinë e saj në Instagram.

“Mos u shfaq.

Mos dil jashtë.

Mos fillo të shqetësohesh për mua tani.

Largohu, ti e di se si.

Mos fillo të shqetësohesh për mua tani.”- janë vargjet që po kthehen në “himnin” e Koronavirusit.

Me humor, Dua shkruan krahas postimit se nuk është ajo që i bën rregullat, por në njëfarë mënyre fjalët e saj po ndihmojnë në ndërgjegjësimin e masës.

Të këshilluara

Anulohet Met Gala 2020

Javën e kaluar, Muzeu Metropolitan i Artit në New York u mbyll përkohësisht pas shqetësimit të shkaktuar nga coronavirusi. Tani, edhe Met Gala 2020 do të shtyhe...

16:14

Dyshuan për Covid-19, reagon Beren Saat

Pak ditë më parë bëri namin në mediat turke lajmi se aktorja Beren Saat dhe bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu mund të jenë prekur nga Koronavirusi. Lajmet erdhën...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI