Flash

Jared Leto i izoluar, 'Nuk dija gjë për Corona Virus'

Lapsi.al 19 March 2020
Jared Leto i izoluar, 'Nuk dija gjë për Corona Virus'

Jared Leto nuk e dinte fare për pandeminë koronavirus.

Jared Leto ishte tërhequr nga gjjithçka për të medituar, ndërsa kishte humbur tërësisht lajmet për pandeminë koronavirus, shkruan CNN. Derisa pjesa tjetër e botës ka mësuar për distancimin shoqëror dhe gjëra të tilla, aktori nuk dinte asgjë. Leto përmes disa ‘tweet’ të martën tha se kishte planifikuar një meditim 12 ditësh në shkretëtirë me miqtë e tij.“Ne ishim plotësisht të izoluar. Asnjë telefon, asnjë komunikim etj”, shkroi ai. “Ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte jashtë  objektit.”

Ai tha se me t’u rikthyer, doli në një botë shumë ndryshe. “Unë po marr mesazhe nga miqtë dhe familja në gjithë globin dhe duke mësuar për atë që po ndodh”, tha ai në një tweet.

Krejt në fund, Leto kishte një mesazh për gjithë fansat e tij “Qëndroni brenda, qëndroni të sigurt”.

Të këshilluara

Anulohet Eurovision 2020

Festivali i Këngës 2020 Eurovision është eventi i fundit kulturor që anullohet si pasojë e pandemisë Covid-19. Festivali që do të mbahej në Rotterdam më 16 maj,...

15:09

Rachel Matthews tregon simptomat nga Covid-19

Aktorja Rachel Matthews, e njohur për rolet në ”Happy Death Day” apo “Frozen 2”, ditën e djeshme zbuloi me anë të një postimi në Instagram se pas analizave, rez...

11:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI