Flash

Arilena flet për anulimin e Eurovision, 'Asgjë më e rëndësishme se shëndeti'

Lapsi.al 19 March 2020
Arilena flet për anulimin e Eurovision, 'Asgjë më e

Ditën e djeshme u bë zyrtar lajmi se si pasojë e pandemisë së Koronavirusit, për herë të parë në 64 vite, Eurovizioni nuk do të zhvillohet.

Festivali europian i këngës do të mbahej në muajin maj në Rotterdam të Hollandës, ku do në skenë do të ngjitej dhe përfaqësuesja e Shqioërisë, Arilena Ara, me versionin anglisht të këngës “Qaj”.

Arilena ka folur për herë të parë në lidhje me këtë vendim të marrë nga Eurovision, me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera tregon dhe momente nga puna intensive që ajo dhe ekipi i saj kanë bërë muajt e fundit, për të sjellë një performacë sa më të mirë në këtë eveniment.

”Këto janë disa sekonda të shkëputura nga muaji jonë intensiv në LA, teksa punonim për ”Fall from the sky”. Nuk mund ta përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por secili prej nesh për atë që i dhanë kësaj kënge. Gjithë dedikimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që I dhuruam. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Keni bërë që çdo përpjekje t´ja vlejë! P.s Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti. Ju lutem, qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurtë! Ju dërgoj gjtihë dashurinë time. Zoti ju bekoftë!”- shkruan Arilena në videon e postuar.

Të këshilluara

Dyshuan për Covid-19, reagon Beren Saat

Pak ditë më parë bëri namin në mediat turke lajmi se aktorja Beren Saat dhe bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu mund të jenë prekur nga Koronavirusi. Lajmet erdhën...

14:03

Anulohet Eurovision 2020

Festivali i Këngës 2020 Eurovision është eventi i fundit kulturor që anullohet si pasojë e pandemisë Covid-19. Festivali që do të mbahej në Rotterdam më 16 maj,...

15:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI