Flash

A po e thyen 'shtetrrethimin' Erion Braçe? Kapet duke bërë sport nga liqeni (VIDEO)

Lapsi.al 19 March 2020
A po e thyen 'shtetrrethimin' Erion Braçe? Kapet duke

Lëvizja nga Kodrat e Liqenit në Tiranë apo çdo hapësirë tjeter rekreacioni në vend është ndaluar si masë për të penguar njerëzit që qëndrojnë në grupe duke u bërë burim i shpërndarjes së COVID-19. Por duket se vendim i qeverisë nuk po zbatohet nga vetë ata që e kanë miratuar. Zv.kryeministri Erion Braçe, shihet teksa po bën ecje në Kodrat e Liqenit. Të paktën kështu pretendon aktivisti Genc Sejko në një video të postuar në faqen e tij në internet. Sic shihet nga pamjet, numri dy i qeverisë ecën në park komplet i qetë dhe i pashqetësuar. Duket i habitshëm veprimi i Erion Braces në thyerje të rregullave në një kohë kur shumica e shqiptarëve janë angazhuar për t'i zbatuar ato. Nëse sot janë gjobitur disa qytetarë për shkelje të ‘shtetrrethimit’, pyetja që shtrohet është çfarë do të bëhet me zv.kryeministrin. Do të gjobitet edhe ai apo do të shkarkohet nga posti qeveritar? Të presim nëse do të ketë një reagim nga kryeministri Rama.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI