Flash

“Të respektohen medoemos masat ekstreme”/ Basha apel qytetarëve: Mos gënjeni mjekët

Lapsi.al 18 March 2020
“Të respektohen medoemos masat ekstreme”/ Basha apel

Lulzim Basha i bëri apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura nga qeveria, pasi janë jetësore për ta dhe familjarët e tyre.

Basha i bëri apel edhe kryeministrit Edi Rama që masat e marra të mos i publikojë në “Facebook”, por si e kërkon rregulli i parashikuar në Kushtetutën e Republikës.

Gjithashtu, kreu i PD iu kërkoi qytetarëve që të tregohen të sinqertë me mjekët dhe infermierët, pasi sipas tij, nuk e kemi luksin që të fusim mjekë në karantinë në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

“Apeli im për qytetarët është zbatimi rigoroz i rregullave në fuqi. Për qeverinë është botimi i këtyre rregullave jo në facebook, por siç e kërkon Kushtetuta e Republikës. Këto janë detyrime ligjore. Gjithcka është e rregulluar me ligj, duhet zbatuar në ligj, dhe qytetarët do jenë më të qartë. Masat duhet medoemos të respektohen. Këto kufizime ekstreme janë të domosdoshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Është gjëja më e gabuar, e kanë thënë dhe ekspertët, që virusi po përhaphet dhe ne kemi në dorë ta ngadalësojmë, përmes këtyre masave.

Është shumë i rëndësishëm dhe sinqeriteti me mjekët. Nuk kemi luksin të fusim mjekë e infermierë në karantinë. Qytetarët të mendojnë si për prindërit dhe fëmijët e tyre, kur janë tërësdisht transparent. Kështu duhet të jenë edhe me mjekët. Qeveria nuk duhet të lërë pas dore detyrat e saj. Pajisjet respiratore duhet të vijnë sa më shpejt në Shqipëri. Fronti ekonomik nuk pret më, ekonomia ka qenë e brishtë, e drobitur, edhe pas tërmetit. Prandaj ka nevojë të veprohet menjëherë”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI