Flash

Detajet/ Shqipëria shënon viktimën e dytë nga koronavirusi

Lapsi.al 18 March 2020
Detajet/ Shqipëria shënon viktimën e dytë nga koronavirusi

Mëngjesin e sotëm është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv të Tiranës. Ai mbahej në jetë me anë të aparaturave.

I moshuari ishte i shtruar fillimisht në spitalin "Shefqet Ndroqi" nga mushkëria ku dhe u infektua nga një i afërmi i tij që i erdhi për vizitë, i cili i fshehu se kishte qenë në Itali disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se i moshuari vuante nga disa sëmundje shoqëruese si veshkat, zemra dhe probleme në mushkëri.

"Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonare dhe insuficencë renale", - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Viktima e parë nga covid-19 u shënua në Durrës, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 24 pacientë (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina), dy prej të cilëve janë në terapi intensive.

Një ditë më parë u njoftua se njëri prej të infektuarve të parë po shkon drejt shërimit të plotë. Analiza e tij ka dalë negative dhe brenda 48 orëve do të jetë një të dytë. Në vendin tonë janë shënuar 59 të infektuar nga coronavirusi nga të cilët 2 kanë ndërruar jetë. Mes të infektuarve, 9 janë mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe spitalit të Durrësit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI