Flash

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 18 March 2020
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme si masë për përballje me koronavirusin.

“Vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e kam shpall me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve dhe përballje dhe evitimin e pasojave nga koronavirusi. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Para skadimit të afatit pres që qeveria të më dorëzoj një plan të detajuar lidhur me efektin e masave që janë ndërmarrë dhe me propozim nëse ka nevojë për vazhdimin edhe për 30 ditë të tjerë apo heqjen e masës”, ka deklaruar Pendarovski, raporton Rel.

“Marrja e këtij vendimi tregon se sa e ndërlikuar është situata dhe sa është rreziku për të gjithë ne. Nga e mërkura pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca më të madha dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjitha resurset shtetërore për përballje sa më efikase me epideminë. Qeveria do të mund të merr vendime me fuqi ligjore me qëllim vendosjen e kufizimeve më të mëdha në lëvizjen e njerëzve dhe në veçanti të siguroj mjete në mbështetje të ekonomisë”, ka theksuar presidenti.

Perandovski deklaroi se liderët e të gjitha partive i kanë dhënë mbështetje vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria teknike me përfshirjen edhe të opozitës do të vazhdojë të funksionojë edhe në të ardhmen. Presidenti tha se zgjedhjet do të shtyhen deri në krijimin e kushteve për mbajtjen e tyre në kushte normale.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut është raportuar për 31 persona të infektuar me koronavirusin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI