Flash

Rudina: Unë dhe Marku mund të jemi me Covid-19

Lapsi.al 18 March 2020
Rudina: Unë dhe Marku mund të jemi me Covid-19

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, aktorja e humorit, Rudina Dembacaj rrëfeu se së bashku me partnerin e saj, Mark Frrokun druhen se mund ta kenë kaluar, ose mund të jenë ende me koronavirus, nisur nga fakti që Frroku ka takuar në një ceremoni mortore një nga pacientët zero, saktësisht i ka dhënë dorën.

Dembacaj u shpreh se ende tani, ata nuk e dinë nëse janë apo jo të infektuar, dhe nëse kanë mundur ta kalojnë totalisht gjendjen e rënduar shëndetësore.

Rudina tregoi se si ajo, ashtu edhe partneri, të cilët prej 3 ditësh po shfaqin gjendje të mirë shëndetësore, kanë patur temperaturë shumë të lartë, (ndonëse thekson se ajo vetë kishte edhe bajame), shoqëruar me kollë dhe dhimbje të fuqishme muskulare.

“Marku kishte dhimbje trupi, i shkoi tempratura 40.2, por pas paracetamolit iu ul. Këmbët nuk i ndjeja, më ishin paralizuar, Aty e ndamë mendjen se kishim koronavirus. Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy janë prindërit e tij, 80 e ca dhe 70 e ca vjeç. Të moshuarit dhe fëmijët s’kanë asnjë simptomë. Kishim frikë mos infektonim prindërit e tij, sepse ishim bashkë. Unë gatuaja për të gjithë. Ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo kemi koronavirus”, u shpreh Dembacaj. Gjatë bisedës, Dembacaj ndau edhe eksperiencën e saj aspak të këndshme me numrin 127, ku u shpreh se pasi telefonoi për herë të tretë, hasi me një infermiere, shërbimi telefonik i të cilit nuk i pëlqeu, e ndërsa doktoresha e 127-ës i tha se nuk kishte tampon, nuk mund të shkonin në shtëpinë e tyre por duhej thjesht të izoloheshin.

Top Channel

Të këshilluara

Rachel Matthews tregon simptomat nga Covid-19

Aktorja Rachel Matthews, e njohur për rolet në ”Happy Death Day” apo “Frozen 2”, ditën e djeshme zbuloi me anë të një postimi në Instagram se pas analizave, rez...

11:32

Rita Ora ka nje mesazh për shqiptarët

Në kohën kur të gjithë po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19, nuk mungojnë as video-mesazhet inkurajuese nga artistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë tr...

16:46

Ndahet nga jeta komediani amerikan

Aktori dhe komediani Roy Hudd ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare me gruan e tij, Debbie, në krahë. Hudd pati një karrierë të gjërë në television dhe komedi, e...

16:23

Rrëfimet e Gigi Hadid në publik

Gigi Hadid në intervistën e fundit për Harper's Bazaar foli gjatë për famën, frikërat e saj apo dështimet, por ndryshe nga herët e tjera, pyetjet i bëheshin nga...

15:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI