Flash

Ora e mësimit në RTSH Shkollë me Telekom!

Lapsi.al 18 March 2020
Ora e mësimit në RTSH Shkollë me Telekom!

Ngjarjet e mëdha na bëjnë më të solidarizuar. Në misionin e përbashkët për të mposhtur pandeminë COVID-19, shkollat janë mbyllur tashmë dhe fëmijët po marrin mësimet përkatëse përmes kanalit të ri të televizionit publik, RTSh Shkollë. Telekom i bashkohet kësaj inisiative, duke ju dhënë mundësinë që ta aksesoni këtë kanal përmes internetit, pa shpenzuar asnjë MB nga paketa juaj aktive.

Përmes aplikacionit RTSh TANI ju mund të shihni të gjitha kanalet e RTSh online dhe nëse jeni abonent i Telekom, interneti që do të përdoret për këtë qëllim, nuk ju llogaritet si shpenzim.

Me Telekom  ju mund te shtoni edhe pajisje shtesë përveç televizorit për të aksesuar këtë kanal, që fëmijët tuaj t’i ndjejnë sa më pak pasojat e këtij izolimi.

Kanali RTSH shkollë, i dedikohet fëmijëve e adoleshentëve, si dhe gjithë atyre që janë në statusin e nxënësit apo maturantit, të cilët mund të ndjekin programin shkollor me lëndët kryesore të ciklit 1-12, si dhe lëndët bazike për Maturën, të gjitha këto të përcjella në ekran nga mësues të zgjedhur të shkollave 9-vjeçare e të mesme.

Metodologjia e përdorur  është  mjaft kreative, me emisione të dedikuara të karakterit  didaktik e argëtues për nxënësit/ fëmijët.

Kanali RTSH Shkollë, është në  numrin 14. Telekom Albania mirëpret të gjitha institucionet arsimore, publike apo private, të kontaktojnë në adresën [email protected] dhe ne do të mundësojmë falas për përdoruesit tanë trafikun nga platformat online edukative të këtyre institucioneve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI