Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Negociatat me Shqipërinë/ Shtyhet sërish vendimi i krerëve të BE

Lapsi.al 18 March 2020
Negociatat me Shqipërinë/ Shtyhet sërish vendimi i krerëve

Mbledhja e krerëve europianë të shteteve që duhej të vendoste për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në fund të marsit, nuk do të dalë me asnjë vendim për këtë çështje. Të 27 ët nuk do të mblidhen fizikisht por ata do ta zhvillojnë mnbedhjen e tyre permes videokonferencës në datat 26 dhe 27 Mars dhe rendi i tyre i ditës do të përqëndrohet vetëm tek emergjenca e koronavirusit, njoftoi gazeta Le monde e lexuar nga Lapsi.al. Po sipas së njëjtës media temat e tjera që priteshin të debatoheshin si përdorimi i teknologjisë 5G, marëdhëniet me Kinën, inteligjenca artificiale apo çështjet e zgjerimit janë shtyrë për një datë më të vonshme (origjinali ketu).

Ky vendim i beftë u morr pasi kriza e Covid -19 nuk rreziikon vetëm jetët njerzore por edhe funksionimin e brendëshëm të BE. Vendime si ato të Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar eksportimin e materialeve mjeksore edhe brenda tregut të përbashkët, apo rishfaqja e kufijve nacionalë që marëveshja e nënshkruar në 1985 i kishte fshirë janë shembujt më ilustrues për këtë.

Shtyrja e re e diskutimin për temën e zgjerimit drejt Ballkanit perendimor vjen në momentin më të keq për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas miratimit të një procedure të re të ndarë me faza, u duk sikur Franca kishte hequr dorë nga vetoja e saj për të mos hapur negociatat me vendet tona. Edhe Holanda që ishte shfaqur kategorikisht kundër për Shqipërinë, së fundi adoptoi një qëndrim të afërt me Gjermaninë, për të shkuar drejt një PO-je, me kushte.

Por pikërisht kur u duk se jevgu po përgatitej për dasëm, koronavirusi ka çarë daullen. Dhe samiti i  26 dhe 27 Marsit që do të zhvillohet në formë telekonference as nuk do e shqyrtojë raportin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI