Flash

Kulisat/ Pse LDK kërkon ta rrëzojë Albin Kurtin. Ç'fshihet pas shkarkimit të ministrit të Brendëshëm?

Lapsi.al 18 March 2020
Kulisat/ Pse LDK kërkon ta rrëzojë Albin Kurtin.
(E përditësuar) Edhe koronavirusi ka shërbyer për të thelluar krizën e qeverisjes në Kosovë ku asgjë nuk shkon vaj mes dy partnerëve LDK dhe VV. Kryeministri Albin Kurti ka shkakrkuar ministrin e tij të Brendëshëm Agim Veliu, një nga figurat kryesore të aleatit qeverisës, i cili gjithmonë ka qenë kundër një koalicioni mes dy ish partive opozitare. Arsyeja zyrtare është përhapja e panikut dhe deklaratat e bërë në kundërshtim me vendimet e qeverisë. “Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është” thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit. Por, menjëherë pas këtij akti të fortë, kryetari i partisë së koalicionit Isa Mustafa ka reaguar duke shpallur se kërkonte një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë së përbashkët. “Z. Kurti nuk eshte konsultuar me mua, prandaj edhe nuk jam pajtuar per shkarkimin e ministrit Veliu. Ky eshte veprim i njeanshem, ne kundershtim me marreveshjen e koalicionit, dhe i papranueshem per LDK-në”, ka thënë Mustafa, i cili kerrkoi votimin kundër qeverisë për dy arsye, rrefuzimit për të zbatuar porosinë amerikane për heqjen e taksës kundër produkteve serbe, dhe shkarkimin e Veliut.  Lexo më tej: LDK-ja inicion mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti Në fakt, kjo sherrnajë nuk është një rrufe në qiell të pastër. Ajo shpreh tensionet e mëdha mes dy partive të koalicionit, që nuk bien dakord pothuajse për asgjë, që nga qëndrimet për taksën 100% ndaj Serbisë, që nga fërkimet me ShBA, e deri tek vendosja apo jo e gjendjes së jashtëzakonshme. Pikërisht kjo e fundit është prezantuar si shkaku zyrtar në themel të përplasjes së tanishme. Duke shfrytëzuar krizën e koronavirusiit presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila e vë shtetin për 30 ditë në kontrollin e tij, duke reduktuar kompetencat e qeverisë. Nga ana tjetër kryeministri e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë masë. Andi Bushati:Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër Dje, në një intervistë në Klan Kosova minisrti i brendëshëm Veliu, një kundërshtar i hershëm i koalicionit mes VV dhe LDK-së, ishte radhitur përkrah presidentit. “Situata në Kosovë është serioze. Numri i të prekurve po rritet. Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat. Qofshin ato edhe ekstreme, sikurse po quhen, që të mbrohemi nga ky rrezik që e ka përfshirë globin, por edhe Kosovën”, është shprehur Veliu duke mbrojtur vendosjen e gjendej së jashtëzakonshme.  Por, kur ka shpjeguar qëndrimet e ish ministrit të tij të Brendëshëm, kryeministri Kurti nuk i ka kursyer ironitë. Duke e etiketuar Agim Veliun si një njeri që donte ti pastronte rrugën në parlament presidentit, duke u shfaqur "më katolik se papa", Kurti deklaroi: "Nuk mund të kemi në qeverine e re njerez që i kombinojne qëndrimet me pjestarë te regjimit te vjeter. Duket qartë se Veliu, nuk ka qenë i interesuar për gjendjen e jashtëzakonshme. Ai, që kur është krijuar qeveria, nuk ka lënë rast pa luajtur rolin e disidentit për të minuar punën e saj. Dhe këtu me sa duket ai ka gjetur një aleat të sigurtë tek presidenti i Kosovës. Hashim Thaçi që do me çdo mjet rrëzimin e kabinetit Kurti, ka përgatitur një dekret që duhet të votohet në parlament, për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse në LDK fitote opsioni i Veliut, për ti dhënë Thaçit kompetenca të cilat zgjedhësit e 6 tetorit i kanë deleguar tjetërkund, kjo do të qe një goditje pas shpine për qeverinë.

Kurti kundër Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Pikërisht për këtë, Albin Kurti duket se i ka paraprirë asaj që mund të ndodhte me lëvizjen e fortë politike të shkarkimit të Veliut. Kundërpërgjigjja me shpalljen e mocionit të mosbesimit ka qenë pasoja e këtij 24 orëshi të vështirë. Pas kësaj, qeverisja e koalicionit në Prishtinë është vërtet në rrezik. Ndërsa i fituari i parë i saj është Hashim Thaçi dhe sëbashku me të, gjithë politikanët e botës së vjetër, të cilën ende nuk janë pajtuar me përmbysjen që zgjedhësit vendosën në votimet e fundit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI