Flash

Eda Ece revoltohet me vendimin e kompanisë filmike

Lapsi.al 18 March 2020
Eda Ece revoltohet me vendimin e kompanisë filmike

Aktorja turke Eda Ece e cila është shumë e njohur nga seriali “Molla e ndaluar” është revoltuar në rrjete sociale pasi xhirimet e serialit vazhdojnë, edhe pse situata është kritike prej Koronavirusit.

Ndërkohë që serialet e tjera turke kanë deklaruar ndërprerjen e xhirimeve për të ruajtur shëndetin e aktorëve dhe stafit. “Edhe pse po ndodhin këto gjëra, xhirimet vazhdojnë”-ka shkruar aktorja në Twitter. Më pas në një postim në Instagram, Eda Ece ka bërë thirrje që aktorët të kërkojnë të drejtën e tyre dhe xhirimet e serialit të ndërpriten.

“Unë e dua punën time, të gjithë që më njohin e dinë këtë. Situata tani është serioze, tema është shëndeti. Thonë “Punoni nga shtëpia” por puna jonë nuk bëhet nga shtëpia. Ne jemi aktorë, punojmë me një ekip prej 150 veta. Unë e kam për detyrë t’i mbroj kolegët e mi. Autoritetet thonë që dy, tre javët e ardhshme janë të rëndësishme, prandaj ne kemi të drejtën të mbrohemi. Të gjithë ne duhet të bëjmë pushim. Dua t’i them të gjithë mjekëve dhe infermierëve faleminderit, ju na duheni më së shumti këto ditë. Shëndeti është i pari në këtë jetë. Ne s’mund të vazhdojmë xhirimet, pa e ditur nëse jemi mbartës të virusit dhe t’ja transmetojmë kolegëve. Jam me të gjithë ju që kërkoni të drejtën tuaj”-shkruan ndër të tjera aktorja.

Të këshilluara

Rachel Matthews tregon simptomat nga Covid-19

Aktorja Rachel Matthews, e njohur për rolet në ”Happy Death Day” apo “Frozen 2”, ditën e djeshme zbuloi me anë të një postimi në Instagram se pas analizave, rez...

11:32

Rita Ora ka nje mesazh për shqiptarët

Në kohën kur të gjithë po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19, nuk mungojnë as video-mesazhet inkurajuese nga artistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë tr...

16:46

Ndahet nga jeta komediani amerikan

Aktori dhe komediani Roy Hudd ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare me gruan e tij, Debbie, në krahë. Hudd pati një karrierë të gjërë në television dhe komedi, e...

16:23

Rrëfimet e Gigi Hadid në publik

Gigi Hadid në intervistën e fundit për Harper's Bazaar foli gjatë për famën, frikërat e saj apo dështimet, por ndryshe nga herët e tjera, pyetjet i bëheshin nga...

15:29

Djali i Tom Hanks kritikon Trump

Djali i madh i Tom Hanks së fundmi ka pushtuar faqet e mediave pasi kritikoi ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Colin Hanks ka pakënaqësi...

13:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI