Flash

Rrëfimet e Gigi Hadid në publik

Lapsi.al 17 March 2020
Rrëfimet e Gigi Hadid në publik

Gigi Hadid në intervistën e fundit për Harper's Bazaar foli gjatë për famën, frikërat e saj apo dështimet, por ndryshe nga herët e tjera, pyetjet i bëheshin nga miqtë e saj të famshëm. Intervista e pazakontë u bë me pyetje nga Taylor Swift, Kendall Jenner, Serena Williams, etj dhe Gigi-it s'i mbeti gjë tjetër veçse të rrëfehej.

Taylor Swift: Më impresionon fakti që sado e menjëhershme apo stresuese të jetë situata në të cilën ndodhesh, ti vepron në çast. Eshtë kjo diçka që të vjen natyrshëm? E ke patur gjithmonë. "Me kalimin e kohës, kam kuptuar që ndihem më shumë e lirë kur shpreh veten, qoftë kjo përmes veprimeve që bëj, fjalëve që them apo atyre që shkruaj. Të jesh i ndershëm gjithnjë do të të çojë drejt një gjëje të mirë, edhe nëse më parë duhet të kaloësh nëpër ndonjë situatë të sikletshme. Njeriu nuk gabon kurrë nëse thotë atë që ndjen dhe të vërtetën. Gjithnjë do të mësosh diçka të re!"- i përgjigjet Gigi këngëtares.

Nga ana tjetër, Kendall ishte kureshtare të dinte se çfarë jeta në fermë i ka mësuar mikeshës së saj.

 "Ferma gjithnjë më ka kujtuar dhe ka kthyer në jetën time kënaqësitë më të vogla. Më ka lejuar të t'i mbush ditët me gjëra të vogla që më bëjnë të lumtur, siç është të merrem me kopështin, yoga, gatimi apo të kujdesem për kafshët. Më ka bërë mirë të mos mendoj si duken flokët e mi, çfarë kam veshur apo të mos shqetësohem se po fotografohem nga paparacët. Të jem larg qytetit dhe syrit të njerëzve më bën të ndihem sërish fëmijë dhe kjo lloj lirie është shërim për mua."

Serena Williams: "Je ekzaktësisht i njëjti njeri që unë kam njohur që kur ishe 16-vjeç. Si ia ke dalë të qëndrosh kaq mirënjohëse, e dashur dhe me këmbë në tokë si atëherë?

"Mendoj se e kam parë gjithnjë veten njësoj. Pavarësisht se një pjesë e mirë e ëndrrave të mia janë kthyer në realitet dhe kam fituar shumë eksperiencë, dialogu im i brendshëm ka qenë gjithnjë i referuar ndaj reflektimit të vetes. Kam dashur gjithnjë të jem e integruar dhe ky ka qenë fokusi im kryesor. Shtoji kësaj faktin që jam Dem, ka apo s'ka lidhje me këtë...Gjithnjë kam ndjerë një lloj lidhjeje kur njerëzit thonë se Demat bëjnë paqe me kohën e Tokës dhe janë të strukturuar. Përpiqem të shoh më të mirën tek njerëzit dhe në fillim i kujtoj vetes se çdo njeriu po përpiqet në diçka që të rritet dhe po bën më të mirën e tij!"

Të këshilluara

Djali i Tom Hanks kritikon Trump

Djali i madh i Tom Hanks së fundmi ka pushtuar faqet e mediave pasi kritikoi ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Colin Hanks ka pakënaqësi...

13:57

Aktori i Game of Thrones, me Covid-19

Covid-19 nuk po kursen as politikën dhe as figurat e artit. Tom Hanks, fituesi e Oscar konfirmoi të premten që ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa sot konf...

12:24

Idris Elba rezulton pozitiv nga Corona-Vid 19

Idris Elba është personazhi i famshëm i rradhës që ka rezultuar pozitiv nga Covid-19. Më herët ditën e sotme, aktori britanik me anë të një video-je të shpërnda...

10:39

Kledi Bahiti, baba për herë të parë

Disa kohë më parë producenti Kledi Bahiti zbuloi në një intervistë se ishte duke përjetuar një histori dashurie me një vajzë që e frymëzonte për krijimet e tij,...

17:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI