Flash

Kushti holandez që do të vononte çeljen e negociatave për Shqipërinë

Lapsi.al 17 March 2020
Kushti holandez që do të vononte çeljen e negociatave për

Presidenca kroate e Bashkimit Evropian ka propozuar çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas projekt-përfundimeve të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të 24 marsit, dokument i zbuluar nga Euronews Albania.

“Kjo nuk do të thotë që vendimi është i marrë sot, por ky është thjesht një draft-propozim i cili do të diskutohet mes vendeve këtë javë dhe në fillim të javës që vjen, para këshillit të Çështjeve të Përgjithshme ku do të duhet të merret një vendim nga ministrat e vendeve të ndryshme të BE,” sqaroi nga Brukseli korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri.

Vendimi i çeljes së negociatave duhet të jetë unanim dhe për këtë duhet të binden edhe Franca, Holanda dhe Danimarka kanë qenë kundër.

Së fundmi duket se tre shtetet kanë filluar të zbuten lidhur me qëndrimin e tyre.

Burime për Euronews Albania thanë se kushtet e Bundestagut mungojnë në tekstin paraprak, që do të duhet të përfshihen patjetër sepse pa përfshirjen e tyre Gjermania nuk mund të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave.

Edhe Holanda i është bashkangjitur kushteve të Gjermanisë, por ka shtuar edhe kushtet e saj ndryshe nga ato të Bundestagut.

Një prej tyre është ligji për median, i cili është çuar për këshillim në Këshillin e Evropës.

Një tjetër klauzolë nga Holanda është kushti për pastrimin e parave dhe për zbatimin nga ana e Shqipërisë në mënyrë të plotë të të gjitha kushteve të MONEYVAL, autoritetit të përhershëm pranë Këshillit të Evropës i ngarkuar me përputhshmërinë e standardeve kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Kjo do ta vononte me të paktën 1 vit çeljen e negociatave, vetëm për Shqipërinë, në qoftë se Holanda e mban këtë qëndrim deri në momentin e fundit,” deklaroi korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri.

Negociatat do të nisin nesër mes vendeve anëtare për të arritur dhe një herë një qëndrim të përbashkët.

“Kësaj radhe shpresa është më e madhe për një vendim pozitiv, për Maqedoninë e Veriut një gjë e tillë është gati e sigurt, ndërsa për Shqipërinë mund të ketë vonesa, të cilat varen nga kushtet që duhet të plotësojë vendi paraprakisht para Konferencës Ndërqeveritare nëse merret vendim pozitiv për çeljen e negociatave, pastaj po kështu edhe me hapjen e kapitujve të parë,” tha Bunguri nga Brukseli./ EuronewsAlbania

Të këshilluara

Shtyhet për vitin tjetër Euro 2020

Pritet vetëm zyrtarizimi edhe pse gjithçka duket vendosur. Kampionti Europian shtyhet për në verën e vitit të ardhshëm. Konfirmimi për zërat që qarkullonin prej...

14:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI