Flash

Këto janë vendet që i kanë ‘shpëtuar’ koronavirusit

Lapsi.al 17 March 2020
Këto janë vendet që i kanë ‘shpëtuar’

Koronavirusi ka pushtuar pothuajse gjithë botën teksa ka goditur fuqishëm ekonominë dhe deri tani po arrin shifrën e 8 mijë viktimave dhe 200 mijë të infektuarve, por disa vende duket se i ka harruar.

Koronavirusi lindi në Wuhan, për të shpërthyer në 2 muaj e gjysëm në gjithë botë. Por dy vende në kufi me Kinën dhe jo shumë larg provincës Hubei si Mianmari dhe Laosi ende nuk kanë asnjë pacient. Një tjetër vend aziatik tepër i rrezikuar si Koreja e Veriut ende nuk ka asnjë pacient edhe pse ka shumë dyshime nga mediat ndërkombëtare për këtë fakt sepse mendohet se regjimi diktatorial aty po i fsheh rastet.

Siria e cila është në luftë prej vitesh duket se kjo ka mjaftuar për ta mbajtur edhe koronavirusin larg. Gjithashtu dy vende në qendër të Azisë si Turkemnistani apo Kirgistani nuk kanë asnjë pacient me këtë virus. Jemeni i shtohet listës së këtyre shteteve.

Më pas Afrika është gjysëm e ‘pushtuar’ nga koronavirusi, teksa kontinenti i njohur për qendër epidemish nga më të rrezikshmet numëron numrin më të pakët të të prekurve nga COVID-19.

Amerika e Veriut është totalisht e prekur bashkë me atë të Jugut teksa në atë Qëndrore tre shtete të vogla si Belizeja, Nikaragua dhe El Salvado por në karaibe nuk mbete mbrapa as Haiti ishulli aq shumë i vizituar nga turistët. Vlen për tu përmendur se koronavirusi nuk ka mbërritur as në Antarktidë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI