Flash

Infektohet nga coronavirus moderatori italian dhe nena e tij

Lapsi.al 17 March 2020
Infektohet nga coronavirus moderatori italian dhe nena e tij

Piero Chiambretti dhe nëna e tij e moshuar Felicita aktualisht ndodhen në dhomën e urgjencës së spitalit Mauriziano në Torino.

Moderatori i njohur dhe nëna e tij rezultuan pozitivë në testin e Koronavirusit, pasi mbërritën me ambulancë në spital, por jo në gjendje të rëndë.

Ditët e fundit, Mediaset kishte urdhëruar pezullimin e programit të realizuar nga Piero Chiambretti, “# CR4 – La Repubblica delle Donne” pas riorganizimit të orareve të kompanisë për të lehtësuar informacionin gazetaresk mbi emergjencën e Koronavirusit.

Në këto orë që flasim, po përgatitet lista e kontakteve që ka pasur Piero Chiambretti. Edhe Serena Grandi ka zbuluar se ajo ka qenë pranë tij dy herë në periudhën e fundit:

“Ne u përqafuam dhe u puthëm me njëri-tjetrin dhe duke pritur të kuptoj se çfarë protokolli duhet të ndjek, e vendosa veten në karantinë”.

Pasi mësoi rastin e moderatorit, aktorja tha: “Më vjen shumë keq për Piero-n. Ata më thanë që ai ka bronkopneumoni, shpresoj që ai të shërohet së shpejti. Unë jam gjithashtu shumë e shqetësuar për nënën e moshuar. Tani që mendoj për këtë pasi isha e ftuar nga ai, kam pasur ethe dhe kollë të keqe që zgjati vetëm disa ditë dhe mendova se ishte shkaktuar nga radioterapia që duhej t’i nënshtrohesha për kancerin e gjirit. Pas Chiambretti-t isha e ftuar dy herë edhe nga Barbara D’Urso. Shpresojmë që gjithçka të përfundojë për më mirë”.

Të këshilluara

Rita Ora ka nje mesazh për shqiptarët

Në kohën kur të gjithë po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19, nuk mungojnë as video-mesazhet inkurajuese nga artistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë tr...

16:46

Ndahet nga jeta komediani amerikan

Aktori dhe komediani Roy Hudd ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare me gruan e tij, Debbie, në krahë. Hudd pati një karrierë të gjërë në television dhe komedi, e...

16:23

Rrëfimet e Gigi Hadid në publik

Gigi Hadid në intervistën e fundit për Harper's Bazaar foli gjatë për famën, frikërat e saj apo dështimet, por ndryshe nga herët e tjera, pyetjet i bëheshin nga...

15:29

Djali i Tom Hanks kritikon Trump

Djali i madh i Tom Hanks së fundmi ka pushtuar faqet e mediave pasi kritikoi ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Colin Hanks ka pakënaqësi...

13:57

Aktori i Game of Thrones, me Covid-19

Covid-19 nuk po kursen as politikën dhe as figurat e artit. Tom Hanks, fituesi e Oscar konfirmoi të premten që ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa sot konf...

12:24

Idris Elba rezulton pozitiv nga Corona-Vid 19

Idris Elba është personazhi i famshëm i rradhës që ka rezultuar pozitiv nga Covid-19. Më herët ditën e sotme, aktori britanik me anë të një video-je të shpërnda...

10:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI