Flash

Ditmir Bushati: Koronavirusi/ Pse nuk.duhen dëgjuar shfryrjet e Vuçiçit kundër BE

Lapsi.al 17 March 2020
Ditmir Bushati: Koronavirusi/ Pse nuk.duhen dëgjuar shfryrjet e

Një sqarim pse nuk duhet të biem prè e keqkuptimeve me BE-në.

Lajmi i komunikuar nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbi marrjen e masave për eksportin e pajisjeve mjekësore, për shkak të Pandemisë, u interpretua gabimisht si përjashtim apriori i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Madje, Presidenti i Serbisë shkoi edhe më tej, duke e akuzuar BE-në me tone melodramatike për “mungesë solidariteti”. Dhe në të njëjtën kohë, duke vlerësuar me tone patetike Kinën dhe Presidentin Xi Jinpig, si vëllain dhe shpëtimtarin e popullit serb.

Nuk është assesi qëllimi i këtyre radhëve për të analizuar strategjinë dhe taktikën që Presidenti i Serbisë ndjek me Rusinë, Kinën, BE-në dhe SHBA-në, e njohur gjërësisht si “politika e lisharësit”. As oshilacionet flirtuese! Nga njëra anë, si pjesë e Bashkimit Euro-Aziatik, që krijoi zonën e tregtisë së lirë së bashku me Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin dhe nga ana tjetër, si ngjizës i “Shengenit rajonal”, por destabilizues në Kosovë, Mal të Zi e Bosnje Hercegovinë. Gjykimi për këtë sjellje i përket veç popullit serb.

Por, në këtë situatë të paprecedentë që po përjetojmë, informimi korrekt, bashkëpunimi mes popujve, shteteve dhe organizatave ndërkombëtare është më i domosdoshëm se kurrë.

Së pari, duhet sqaruar se nuk kemi të bëjmë me “ndalim eksporti”, por me “eksport të autorizuar”. Regjim, i cili i jep përparësi vendeve anëtare të BE-së përkundrejt vendeve të treta, i imponuar nga emergjenca e shkaktuar nga Pandemia.

Së dyti, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një regjim tregtar preferencial më BE-në, për shkak të Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit në fuqi, të cilat konsiderohen nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të Drejtësisë si: “marëveshje më shumë sesa tregtare dhe më pak sesa marrëveshje anëtarësimi”.

Duke u nisur nga sa më lart, vetë Presidentja e Komisionit Europian, vuri theksin tek rëndësia e bashkërendimit të këtij regjimi të përkohshëm me vendet kufitare me BE-në, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sepse jo vetëm në planin tregtar dhe ekonomik, por edhe në fushën e sigurisë, Ballkani Perëndimor është në paradhomën e BE-së.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme. Ne shqiptarët jemi dëshmitarë dhe përfitues të solidaritetit europian në ditët më të vështira të goditjes që morëm për shkak të termetit, vitin e kaluar. Ndaj, le mos të errësojmë logjikën e të arsyetuarit e as të shtojmë panikun. Por të fuqizojmë bashkëpunimin me BE-në, sepse aksesi në tregun europian për pajisjet mjekësore gjatë luftës me virusin nuk do të mungojë. As mbështetja për të reduktuar pasojat socio-ekonomike të Pandemisë përmes programeve të ndryshme financiare të BE-së.

Të këshilluara

Unë si mjek ju pyes: A do t’ia dalim dot?

Nga Dr Arben Beqiri A do t’ia dalim? Këtë pyetje ma bëjnë këto ditë shumë miq, të afërm, pacientë të shqetësuar nga lajmet e përditshme mbi pandeminë nga ...

14:55

Rri në shtëpi!

Ditët e para jane te skeptikeve. Te teoristeve te “është një grip”. Te patrioteve te rakisë. Dhe sidomos te cinikeve te Facebook-ut. Pastaj vijne vdekjet e p...

09:55

Për çfarë ke dijeni ti Edi Rama?

Gazetari Flamur Vezaj, ka ironizuar keq intervisten e mbrëshme të kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Opinion’ ku ai u shfajsua se nuk kishte djeni per 'krimin...

11:50

Shengeni ballkanik, komardare shpëtimi?

Sfidat kryesore të Ballkanit Perëndimor sot nuk janë thjesht problemet e brendshme politike të shteteve, apo mosmarrëveshjet bilaterale mes tyre. Këto probleme ...

14:50

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI