Flash

Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

Lapsi.al 17 March 2020
Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat represive të Edi Ramës për të përballuar betejën kundër pandemisë. Çfarëdo « dhunimi i lirive demokratike të lëvizjes», do të qe pak, në kushtet në të cilat ndodhemi, ku në farmaci nuk gjenden dot më maska dhe doreza, ku mungon mundësia për testimin e të dyshuarve me covid -19, ku shtretërit në spitale dhe aparatet respiratore janë me pakicë, ku kompetenca dhe numri i personelit mjeksor është i kufizuar.

Pra, sa më të forta të jenë kufizimet, aq më shumë ato na mbrojnë nga dështimi shumëvjeçar i politikave qeveritare në shëndetësi. Në këtë kuptim, nëse doni me ç’do kusht ta shani Edi Ramën, kujtojni ato që ka bërë keq dje dhe jo aktet që po firmos sot.

Rreth asaj që po kërkon qeveria duhet të ketë një konsensus kombëtar.

E vetmja gjë e cila shtrohet për diskutim është dilema se si arrihet më mirë ndikimi i popullsisë, përmes ndërgjegjësimit, apo në të kundërt, përmes masave represive.

Në të gjitha daljet e tij të fundit publike Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dytë. Ai shpall përmes videoregjistrimeve nga bunkeri i vet në Surrel gjoba marramendëse, heqje shumëvjeçare patentash, shoqërime në rajon. Pra ai përdor një gjuhë, e cila, së pari vjen nga mendësia totalitare se « ky popull kupton vetëm me dru » dhe së dyti nga kompleksi i një qeverie pakice, që e ndjen se nuk është më e besueshme për t’u ndjekur nga subjektet e saj.

Në të kundërtën, po të shikoje mbrëmë fjalimin e presidentit francez Makron, thelbi i mesazhit të tij nuk ishte terrorizimi, por ndërgjegjësimi. Vërtet ai i shpalli qytetarëve të vet masa po aq represive sa edhe tek ne, vërtet ai përdori të njëjtat shprehje se jemi në luftë, por ai nuk foli as edhe njëherë të vetme për penalizim, gjobitje burgosje.

Kjo pra është diferenca mes një lideri që shpreson ta ketë besimin e qytetarëve të vet dhe një tjetri që dyshon se e ka humbur atë.

Deri tani, Edi Rama po sillet me versionin e dytë (video poshte). Në fjalorin e tij po mbizotëron frikësimi dhe jo bindja.

/

Dhe kjo, mbi të gjitha, po i bën dëm strategjisë së përbashkët, për të zbatuar në maksimum kufizimet e vendosura nga qeveria. Sepse sa më shumë të kriset mardhënia e besimit mes autoriteteve dhe qytetarëve, aq më pak efikase do të jetë zbatimi i masave që kërkohen.

Kryeministri na thotë shpesh se jemi në luftë, por ai harron se për fitimin e një beteje nuk mjafton të vrasësh dezertorët, por të frymëzosh ushtarët.

Duke u përqëndruar tek e para ai vetëm po injekoton mungesë besimi tek trupat e tij. Ndaj ai duhet të ndryshojë qasje sa më shpejt. Edi Rama duhet të na besojë që ta ndihmojmë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mirë coronavirusi, po injoranca a ka ilaç?

Në qytet fillon të përhapet gripi. Ti nuk e merr seriozisht, sepse beteja me gripin është një ritual vjetor që nuk meriton as vëmëndje. Pastaj ti dëgjon thashet...

17:26

Pro Albinit “anti- amerikan”

Që kur ankthi i ftohjes së Kosovës me Amerikën po përhapet me një shpejtësi më të madhe sesa frika nga koronavirusi, në establishmentin mediatiko- politik të Pr...

13:23

Përse po e përdor Trump Kosovën?

Më 2016-tën, Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA pjesërisht mbi premtimin e arritjes së marrëveshjeve më të mira për SHBA-në në skenën ndërkom...

11:22

Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida, e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s’ka të çmendur që mun...

19:35

Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë mashtrimi, aq më përtace dhe të bezdisura i bën mendjet normale për të reaguar.   Njësoj si për da...

12:34

Ne, brezi i dorëzuar para së keqes

Para pak ditësh lexova një shkrim të Elona Casllit, që më mbeti gozhdë në mendje. Rasti e kishte sjellë që autorja të gjendej në sallë, ditën e diplomimit të st...

15:48

Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i veçon regjimet autoritariste nga ato demoktatike. Këtë dëshmon rasti i fundit i koronavirusit që rrezi...

14:19

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI