Flash

The Guardian: Koronavirusi deri në pranverë të 2021 në Britani, miliona njerëz do preken

Lapsi.al 16 March 2020
The Guardian: Koronavirusi deri në pranverë të 2021 në

“Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në 7.9 milionë njerëz të shtruar në spital”. Kështu thuhet në një dokument sekret të Shëndetit Publik në Angli për zyrtarë të lartë.

Dokumenti në fjalë, që i referohet “The Guardian”, tregon për herë të parë që shefat e shëndetit, të cilët merren me virusin kanë pranuar se ata presin që ai të qarkullojë për 12 muaj të tjerë dhe të çojë në një tendosje të madhe sistemin shëndetësor. Në këtë dokument thuhet se shefat e shëndetësisë mendojnë se rreth 80% e britanikëve do të infektohen me koronavirus gjatë asaj periudhe.

Po ashtu në raport sqarohet se katër në pesë njerëz “pritet” të preken nga virusi. Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milionë njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital”. Dokumenti është përpiluar për gatishmërinë e emergjencës dhe përgatitjete ekipit dhe është aprovuar nga Dr. Susan Hopkins, kryetarja e PHE. Është ndarë vetëm me drejtorët e spitaleve dhe mjekët e vjetër në NHS në Angli, sipas “The Guardian”.

Capture“Që publiku të dëgjojë se mund të zgjasë 12 muaj, njerëzit do të shqetësohen me të vërtetë për këtë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI