Flash

Rama: Aktivitetet prodhuese nuk mbyllen, do të ishte vetëvrasje

Lapsi.al 16 March 2020
Rama: Aktivitetet prodhuese nuk mbyllen, do të ishte vetëvrasje

Kjo e hënë shënoi edhe ditën e katërt në shtetrrethim. Kryeministri Edi Rama në një mesazh drejtuar qytetarëve këtë pasdite i porositi t'u qëndrojnë strikt respektimit të masave të miratuara.

"Askush nuk ka të drejtë të vërë në diskutim dobinë jetike të kufizimeve.Nuk do të jetë luftë e shkurtër që mund ta mbarojmë duke u mbyllur një fundjavë.I vetmi ilaç është kufizimi drastik i lëvizjes", tha Rama.

Kreu i qeverisë shpjegoi edhe pse jashtë këtyre kufizimeve kanë mbetur aktivitetet prodhuese.

"Të mbyllësh aktivitetin prodhues sot është njësoj si ti heqësh Shqipërisë aparaturën e frymëmarrjes. Kjo nuk ka për të ndodhur, do të ishte vetëvrasje.Vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë rrezikimi i shëndetit të atyre që shkojnë në punë", tha Kryeministri.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI