Flash

“Lini këpucët dhe rrobat jashtë”, zyrtari i OBSH flet për përhapjen e koronavirusit

Lapsi.al 16 March 2020
“Lini këpucët dhe rrobat jashtë”, zyrtari i OBSH flet

Walter Ricciardi, konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke treguar se si transmetohet infeksioni i koronavirusit, ka apeluar për qytetarët që të jenë të kujdesshëm edhe sa i takon veshjeve që mbajnë kur dalin jashtë.

“Për punëtorët që do të punojnë edhe sot në këto ditë, kur të kthehen në shtëpi, lërini këpucët dhe rrobat jashtë, në një ambient veç”, tha Ricciardi duke nënvizuar se COVID-19“është një virus i ri dhe ne ende jemi duke e studiuar atë, ai mund të mbijetojë në disa lloje sipërfaqesh” .

“Virusi transmetohet nga kontakti, nga ndërveprimi fizik midis dy personave: për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, dhe madje edhe më e rëndësishme të lani duart. Kur dikush del dhe prek objektet, në autobus ose në ashensor, ekziston rreziku që dikush që teshtit ose kollitet t’i ketë prekur fillimisht ato, kjo është hera e vetme që virusi mund të transmetohet nga një këndvështrim mjedisor“.

Ricciardi i dha këto deklarata në “Live – Non è d’Urso”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI