Flash

Rama ndalon lëvizjen me këmbë në gjithë Shqipërinë pas orës 18:00

Lapsi.al 16 March 2020
Rama ndalon lëvizjen me këmbë në gjithë

Edi Rama njoftoi sot urdhrin e ri drastik që ndalon nga sot pas orës 18:00 çdo ditë në vijim lëvizjen në këmbë në të gjithë Shqipërinë.

Duke kërkuar ndjese për këto masa, Rama thotë se shëtitjet nuk janë aspak të domosdoshme në këtë 'kohë lufte'.

Postimi i plotë i Edi Ramës 

? DUKE NISUR NGA SOT, ÇDO DITË NË VIJIM PAS ORËS 18.00 DO TË NDALOHET EDHE LËVIZJA ME KËMBË NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË!

? NGA NESËR, ME URDHËR TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË DO TË HYJNË NË FUQI GJOBA EDHE PËR KËMBËSORËT DHE PËR ATA QË ULEN NË PARQE APO MJEDISE TË TJERA TË HAPURA!

? NDJESË 1000 HERË? PO S’KA RRUGË TJETËR PËR TA FITUAR KËTË LUFTË, KU ASKUSH PËRVEÇ ATYRE QË SHËRBEJNË NË STRUKTURAT KRITIKE TË SHTETIT DHE ATYRE QË PUNOJNË NË HALLKAT THEMELORE TË ZINXHIRIT EKONOMIK TË VENDIT, NUK DUHET TË DALË NGA SHTËPIA PËRVEÇSE PËR NEVOJAT BAZË TË FURNIZIMIT ME USHQIM APO ILAÇE!

? SHËTITJET NUK JANË DOMOSDOSHMËRI JETIKE NË KËTË KOHË LUFTE DHE ULJET NËPËR PARQE JANË TË PALEJUESHME! MË SHANI E TALLUNI ME MUA SA TË DONI, S’KA ASNJË PROBLEM, PO MOS DISKUTONI DHE AQ MË KEQ THYENI RREGULLAT!

I LO❤️VE YOU?

? FRIKË ASPAK, PO KUJDES PO! DERI NË FUND! KJO NUK ËSHTË LOJË KUKAMÇEMTHI QË MBARON KUR DUAM NE, PO LUFTË QË NE DO TA FITOJMË VETËM DUKE I BËRE ME VULLNET TË HEKURT TË GJITHA KËTO QË NUK DUAM!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI