Flash

Rama: Nga java e ardhshme blindohet gjithë Shqipëria

Lapsi.al 15 March 2020
Rama: Nga java e ardhshme blindohet gjithë Shqipëria

Kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme e gjithë Shqipëria do të jetë e blinduar, ashtu siç ishte këto tri ditë Tirana dhe Durrësi.

Në komunikimin live nga shtëpia e tij në Surrel, Rama tha se nga dita e sotme hyn në fuqi Akti Normatik me masa speciale për luftimin e koronavirusit, ndërsa ritheksoi edhe njëherë se numri i të infektuarve në ditët në vijim do të rritet.

“Bluzat e bardha po e tregojnë sat ë padrejtë jemi, ku vetëm i shajmë mjekët e infermierët me lloj-lloj komentesh. Javën që vjen do të vijë me numra të rritur të infektuarish. Duhet të jemi të përgatitur që t’i presim rezultatet e testeve, që do të shtohen, pa asnjë panik. Unë s’jam pessimist, asnjëherë dhe as këtë herë, por nuk më lejohet të mos ju them të vërtetën, sado e palëqyeshme të jetë, aq më tepër kur e vërteta lidhet me ju dhe familjet tuaja. Duhet ta dimë të vërtetën, ta pranojmë sic është dhe të jetojmë me të në vetëdije, aq më tepër gjatë kësaj lufte, që nuk do të jetë e shkurtër dhe do na bëjë të na duken ditët sa një shekull. Duhet të mbrojmë trupin tonë dhe të familjërëve e të miqve tanë, dhe të gjithë bashkë trupin e Shqipërisë.

Sot hyn në fuqi Akti Normativ, që tregon masat speciale për luftimin e këtij armiku. Jemi shumë larg gjysmës, prandaj cdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri.

Të martën perimetri i blinduar do njësohet me kufirin e Shqipërisë dhe e gjithë Shqipëria javën tjetër do të jetë sic ishin Tirana e Durrësi këtë javë që kaluam. Durim, durim, durim. Do ja dalim dhe do ta mbajmë mend tërë jetën si një film horror dhe eksperiencë e jashtëzakonshme, që na plagosi rëndë, por na bëri më të fortë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.81

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI