Flash

OBSH: Evropa zëvendëson Kinën si epiqendër e pandemisë COVID-19

Lapsi.al 15 March 2020
OBSH: Evropa zëvendëson Kinën si epiqendër e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se tashmë Evropa ka zëvendësuar Kinën si epiqendrën e pandemisë së koronavirusit.

Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve të premten në Gjenevë se në Evropë “po raportohen më shumë raste çdo ditë sesa raportoheshin në Kinë në kulmin e epidemisë”.

Në Itali numri i infeksioneve të reja me koronavirus u rrit me më shumë se 2.500 në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend, në 17.660 ndërsa numri i të vdekurve llogaritet në 1266.

Spanja njoftohet se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për dy javë. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se të shtunën numri i të prekurve në vend ka arritur në 5.700, një rritje me më shumë se 1.500 në 24 orë. Zyrtarët spanjollë pritet gjithashtu të bëjnë publike masa shtesë të rrepta për të mbajtur nën kontroll situatën, përfshirë kufizime të lëvizjes nga shtëpitë për shtetasit, përveçse në raste urgjente.

Danimarka dhe Polonia iu bashkuan vendeve të tjera duke mbyllur kufijtë. Rusia njoftoi se do t’i mbyllë kufijtë me Norvegjinë dhe Poloninë të dielën. Rastet e reja dhe numri i vdekjeve gjithashtu shënuan rritje të premten në Gjermani,

Në Shtetet e Bashkuara, 49 shtete nga 50 gjithsej kanë raportuar raste me koronavirus. Vetëm West Virginia nuk ka raportuar ende asnjë rast. Rastet e të prekurve në SHBA përbëjnë rreth 1 për qind të totalit botëror prej më shumë se 145,000 rastesh. Por zyrtarët e shëndetit publik po përgatiten për një numër më të madh pacientësh. Disa zyrtarë thonë se numri mund të jetë shumë më i madh për shkak të testimeve të kufizuara deri më tani. Numri i personave të prekur në SHBA është mbi 2100 ndërsa janë regjistruar rreth 48 raste personash që kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Numri më i madh i vdekjeve nga koronavirusi është regjistruar në shtetin e Uashingtonit, gjithsej 37 raste./VOA

Të këshilluara

Vrasja në Fushë Krujë, arrestohet autori

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat ka bërë me dije se ka arrestuar autorin e vrasjes në Fushë-Krujë. Në njoftim blutë e Krujës bëjnë me dije se puna po...

19:54

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI