Flash

Loredana anulon turneun muzikor

Lapsi.al 15 March 2020
Loredana anulon turneun muzikor

Për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit, reperja e njohur Loredana ka lajmëruar se turneu i saj, për të cilin ishte pëgatitur prej kohësh, është anuluar. Ajo shprehet se është shumë e zhgënjyer pasi ky supozohej të ishte turneu i saj i parë.

“Për fat të keq turneu im është anuluar plotësisht, për shkak të Koronavirusit. Ne po punojmë me kompaninë e sigurimeve për të siguruar që ju të merrni mbrapsht paratë tuaja. Ndihem shumë e zhgënjyer sepse ky supozohej të ishte turneu im i parë. Kam punuar shumë fort, si e çmendur për këtë turne. Do t’iu jap të gjithë personave në ekipin tim mbështetje financiare sepse ne jemi një familje. Ndonjëherë ndihem sikur jam vërtetë e pafat por atëherë kujtoj se pavarësisht të gjithë uljeve e ngritjeve, unë nuk jam kurrë vetëm. Unë mund t’iu them nga përvoja: Edhe periudhat më të vështira kalojnë! Do t’iu kontaktoj sa më shpejt të jetë e mundur për të filluar një turne të ri”, ka shkruar mes të tjerash Loredana në një postim të bërë në Instagram.

Të këshilluara

Rita Ora, e fiksuar pas Joey Essex

Rita Ora u fotografua në praninë e Joey Essex, me të cilin kaloi plot 24 orë. Kur e pyetën në Heart FM për të ajo u shpreh se ishin vetëm shokë dhe se vetë a...

11:36

Bora flet për raportin me Donald Veshaj

Në rubrikën “Një Ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar moderatorja Bora Zemani. Prej kohësh ajo është përfolur për një lidhje me Donald Veshaj, megj...

11:06

Zbulohet gjendja e Cristiano Ronaldos

Futbollisti Cristiano Ronaldo u fut në karantinë pasi pati kontakt me futbollistin e Juventus-it, Daniele Rugani, i cili rezultoi pozitiv nga testi i Koronaviru...

17:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI