Flash

Koronavirusi/ Biznesi i propozon një paketë masash qeverisë

Lapsi.al 15 March 2020
Koronavirusi/ Biznesi i propozon një paketë masash qeverisë

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ‘Biznes ALBANIA’ dhe gjithë shoqatat e biznesit në Shqipëri i kanë parashtruar disa kërkesa qeverisë, në një kohë kur thuajse të gjitha aktivitetet sipermarrëse janë mbyllur për shkak të koronavirusit në vend.

Unioni thekson nevojën se qeveria duhet të angazhohet seriozisht për të perballuar pasojat ekonomiko financiare te COVID 19.

NJOFTIMI 

Kerkesat drejtuar Qeverise per te ulur impaktin e COVID-19 ne ekonomi.

1-Unioni i dhomave te tregtise Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlereson me pasoja te ndjeshme ne ekonomi dhe ne biznese situaten e covid 19 ne Shqiperi, dhe me pasoja te renda sidomos per biznesin e vogel dhe te mesem, biznesin e sherbimeve, sektorin e turizmit dhe fasonerise etj!

2- Unioni i dhomave, Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit mendojne se Qeveria duhet te angazhohet seriozisht per te perballuar pasojat ekonomiko financiare te covid 19!

Qeveria shqiptare duhet te kerkoj financime nga institucione financiare nderkombetare FMN Banke Boterore dhe institucione te tjeta, nga komisjoni europjan, per te ndihmuar dhe mbeshtetur bizneset private qe mund te kolapsohen nga kjo situate !

Disa propozime qe adreson biznesi per qeverine do te ishin:

-Te mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera per 3 muaj dhe te kompensohen nga shteti!

-Te mos paguhen sigurimet shoqerore për 3-6 muaj dhe te kompensohën nga shteti!

-Pagesat e energjise dhe ujit te ngrijne per 3-6 muaj varesisht nga kohe zgjatja e situates

-Gjobat e vena biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, per shkak te mos funksionimit te gjykatave te ngrijne per 3-6 muaj

-Kredite te mos paguhen per 3-6 muaj dhe gjate kesaj kohe te ulen interesat ne nivelin e euroriborit, ….pagesat mbas 3-6 muaj te mos ken penalitete!

Pagat e punonjesve te biznesve te mbyllura te paguhen ne nivelin e raportit mjeksor nga sigurimet shoqerore!

Të këshilluara

Vrasja në Fushë Krujë, arrestohet autori

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat ka bërë me dije se ka arrestuar autorin e vrasjes në Fushë-Krujë. Në njoftim blutë e Krujës bëjnë me dije se puna po...

19:54

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI