Flash

Enca tregon pse nuk mbajti zi për vdekjen e të atit

Lapsi.al 15 March 2020
Enca tregon pse nuk mbajti zi për vdekjen e të atit

Gati një muaj më parë Enca humbi të atin, lajm që fillimisht u bë i ditur nga mediat, më pas u konfirmua dhe nga vetë këngëtarja. Megjithatë, ajo zgjodhi që të mos ndante asgjë me publikun dhe ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale, duke vazhduar që të postojë foto apo video nga këngët e vjetra apo projektet e reja, ose momente nga promovimi i “I love Tropoja”. Për faktin që “nuk mbajti zi” në rrjetet sociale, Enca u kritikua nga ndjekësit, të cilët e kanë pyetur së fundmi se si është në gjendje të publikojë fotot ku shfaqet e lumtur, në një kohë që ka humbur një njeri të shtrenjtë.

Për herë të parë dhe mesa duket të fundit, ajo ka folur në lidhje me këtë çeshtje dhe thotë se askujt nuk duhet t´i interestojë se si ajo dhe familja e saj e kanë përjetuar këtë ngjarje dhe se nuk i detyrohet askujt asgjë.

“Askush nuk e di çfarë ndodh pas Instagram-it dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh. Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s`do t´i trajtoja kurrë si tema Instagram-i. Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq. I vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe”- shkruan Enca.

Po ashtu ajo tregon dhe si ndihet në gjendjen shpirtërore: “ Të them të vërtetëm, jam e miksuar. Sidomos këto kohë që kam pasur më shumë kohë t´i “ndjej ndjenjat e mija” “.

Të këshilluara

Rita Ora, e fiksuar pas Joey Essex

Rita Ora u fotografua në praninë e Joey Essex, me të cilin kaloi plot 24 orë. Kur e pyetën në Heart FM për të ajo u shpreh se ishin vetëm shokë dhe se vetë a...

11:36

Bora flet për raportin me Donald Veshaj

Në rubrikën “Një Ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar moderatorja Bora Zemani. Prej kohësh ajo është përfolur për një lidhje me Donald Veshaj, megj...

11:06

Zbulohet gjendja e Cristiano Ronaldos

Futbollisti Cristiano Ronaldo u fut në karantinë pasi pati kontakt me futbollistin e Juventus-it, Daniele Rugani, i cili rezultoi pozitiv nga testi i Koronaviru...

17:29

Rita Ora publikon këngën e re

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re “How to be lonely”. Për kompozimin e kësaj kënge është kujdesur producenti dhe k...

15:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI