Flash

Porosia e mjekut epidemiolog: Të ndalohet përhapja e virusit, ndryshe mjekët do zgjedhin kush do jetojë

Lapsi.al 14 March 2020
Porosia e mjekut epidemiolog: Të ndalohet përhapja e virusit, ndryshe

Mjeku epidemiolog, Fabian Cenko, thotë se “popullata duhet të kuptojë se më shumë sesa sëmundja, më i frikshëm është fakti që mund të sëmuremi të gjithë në një periudhë kohe të shkurtër”.

“Një virus që qarkullon në popullatë, pa i krijuar këto barriera që kemi vendosur këto ditë, e vështirëson situatën shumë”, tha Cenko, i cili pati një mesazh edhe për të gjithë ata që e “neglizhojnë” virusin e ri.

“Nëse ne do të sëmuremi me shumicë, një numër i madh i personave të moshës së tretë do të prekeshin, ata do të paraqiteshin në spitale dhe dyndja do të bënte që mjekët të zgjidhnin se kush do të mjekohej dhe kush jo. Do të mbusheshin korridoret e spitaleve. Që kjo të mos ndodhë, ata që e marrin me të lehtë, nuk duhet ta marrin me të lehtë”, tha mjeku i ftuar në studion e A2.

Të këshilluara

Koronavirusi/ 3 gazeta ndërpresin botimin

Gazeta 'Panorama', 'Panorama Sport' dhe 'Gazeta Shqiptare', ndërpresin botimin për të mbrojtur lexuesit. Çfarë thuhet në njoftimin e përbashkët  Mund të n...

16:20

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI