Flash

Mjeku Pëllumb Pipero: Në rastin më të mirë…epidemia e koronavirusit zgjat 4 muaj (VIDEO)

Lapsi.al 14 March 2020
Mjeku Pëllumb Pipero: Në rastin më të

Mjeku, Pëllumb Pipero thotë se për gjendjen e 33 personave të infektuar një përgjigje më e saktë mund të jepet 9 ditë pas mbajtjes në vëzhgim. I pyetur se sa mund të zgjasë epidemia e COVID-19, Pipero theksoi se në rastin më të mirë do të zgjasë 4 muaj.

“Kjo pandemi i ngjan një ajsbergu, ne ende shohim vetëm majën. Studimet tregojnë se nëse kemi një rast në dorë, janë dhe 10 raste të tjera të pazbuluara. Përgjithësisht njohim vetë ata që kanë ankesa dhe shfaqin simptoma, kurse numri real 10-15 herë më shumë se sa numri i të konfirmuarve. Në rastin më të mirë kjo epidemi mbyllet në 4 muaj dhe askush nuk duhet të nxitojë të thotë do mbyllet për kaq apo për aq kohë”, deklaroi mjeku i njohur Infeksionist.

Duke folur nëse masat ishin të vonuara, mjeku i njohur tha se, sot e rëndësishme është të merremi me atë çfarë po ndodh pasi virusi po prek të gjithë botën shumë më tepër seç ishte menduar në fillim.

“Askush nuk është i përjashtuar nga mundësia për t’u infektuar nga ky virus. Ashtu si shumica nuk manifestojnë simptoma, por janë burim për përhapjen e infeksionit”, tha z. Pipero.

I pyetur nëse mund të ketë një valë të dy të virusit që mund të prekë dhe të rinjtë, doktori tha se, studimet e fundit tregojnë se, përhapja ndodh ngadalë dhe më pas vjen shpërthimi i menjëhershëm.

“Studimi që më erdhi nga Italia, tregon se kjo epidemi ka fillimisht një kurbë të ngadaltë dhe duket se ka një ritëm të ngadaltë por më pas ka një shpërthim të menjëhershëm në 2-3 javë. Rastet në Francë kanë qenë dikut tek 1400 të konfirmuara, por sipas këtij studimi numri real i të infektuarve varion nga 24 mijë deri në 140 mijë”, theksoi ai./ Euronews Albania

Të këshilluara

Koronavirusi/ 3 gazeta ndërpresin botimin

Gazeta 'Panorama', 'Panorama Sport' dhe 'Gazeta Shqiptare', ndërpresin botimin për të mbrojtur lexuesit. Çfarë thuhet në njoftimin e përbashkët  Mund të n...

16:20

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI