Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

I infektuari me koronavirus që nxorri bllof Ramën live në Open (video)

Lapsi.al 14 March 2020
I infektuari me koronavirus që nxorri bllof Ramën live në Open
Ndërsa Edi Rama vazhdon luftën kundër mediave qoftë me mesazhe zanore celulare qoftë duke sulmuar hapur emisionet e debateve të mbrëmjes, njëri prej tyre ka dëshmuar pikërisht të kundërtën. Në emisionin Open të së enjtes, gazetarja Sidorela Gjoni intervistoi një qytetar një qytetar që denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me covid-19. Ai kishte prej ditësh temperaturë tejet të lartë ndaj dhe miqtë e familiarët ishin të shqetësuar.

VIDEO/ Rama nuk përmbahet dot, u fanepset njerëzve në çdo celular për të sharë mediat

Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi ashtu sikurse i qe premtuar përmes telefonit.

Rama luan menç/ Shpall gazetarët aleatë të koronavirusit (Si sulmoi Sonila Meçon, dhe mbrojti zyrtarin e tij)

Duke parë këtë pamundësi të autoriteteve mjeksore për tiu përgjigjur një rasti urgjent, miku i personit me temperature kishte shkuar edhe në polici për ndihmë, por përsëri nuk kishte zgjidhur gjë. Ndaj kësaj situate absurde mundësia e vetme ishte ti drejtohej mediave dhe pikërisht emisionit “Open”. https://youtu.be/POwz0swQXXA Pas këtij denoncimi, drejtuesja e emisionit Eni Vasili u lidh direkt me shefin eemergjencës Kombëtarë, Skëndër Brataj. Pas debatit dhe ngritjes së toneve live (shiko videon poshtë) ambulanca me mjekët shkuan të verifikonin rastin në fjalë dhe i morën atij mostrat për analiza. https://youtu.be/kHf4nT_p74k Sot pas rezultateve të tyre ka rezultuar se qytetari me temperaturë të lartë ishte i infektuar me korronavirus dhe pamundësia e sistemit shëndetësor për ta ndihmuar mund të vinte atë në rrezik jete, dhe mund ta shndërronte në një burim të pa mat kontaminimi. Pra ky është rasti tipik që tregon se si mediat mund të bëhen një aleat tejet i vlefshëm në atë që kryeministri e quan betejën e përbashkët të të gjithëve. Por duke sulmuar gazetarët dhe emisionet e mbrëmjes Edi Rama tregon se më shumë sesa ky koalicion real kundër “armikut”, atij i intereson moscënimi i propagandës së tij. Dhe këtu tragjik është fakti se kjo lloj sjelljeje paguhet me çimin e jetëve njerzore. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që mjeksia jonë nuk ka aftësinë për të bërë gjithçka, aq i ka mjetet, personelin dhe mundësitë, por së paku këto mangësi duhet ti bëjnë të gjithë bashkë, dhe jo me mendësinë rilindase për të anatemuar ata që ndihmojnë. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI