Flash

Zbulohet gjendja e Cristiano Ronaldos

Lapsi.al 13 March 2020
Zbulohet gjendja e Cristiano Ronaldos

Futbollisti Cristiano Ronaldo u fut në karantinë pasi pati kontakt me futbollistin e Juventus-it, Daniele Rugani, i cili rezultoi pozitiv nga testi i Koronavirusit.

Mediat e huaja bënë me dije se Ronaldo e kishte takuar Rugani-n dhe për këtë arsye kishte vendosur të futej në karantinë.

Cristiano iu nënshtrua analizave, ndërsa Guvernatori i Madeira-s ka bërë të ditur gjendjen e tij aktuale.

Sipas tij, futbollisti s’ka asnjë shans të jetë infektuar.

“Nuk mund të flas për këto gjëra për arsye të privatësisë por mund t’iu siguroj se situata është analizuar dhe për momentin nuk ka asnjë shans të që të jetë infektuar, por ashtu edhe familja e tij”.- është shprehur ai.

Megjithëse ka marrë leje të fluturojë me avionin e tij personal, Ronaldo nuk ka lëvizur drejt Torino-s për të vizituar mamanë e tij në spital dhe duket se do të vazhdojë vetëizolimin.

Të këshilluara

Rita Ora publikon këngën e re

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re “How to be lonely”. Për kompozimin e kësaj kënge është kujdesur producenti dhe k...

15:50

Celine Dion testohet për Corona Virus

Ylli i muzikës njoftoi se dy koncertet e saj në Pittsburgh dhe Washington D.C. po shtyhen për në nëntor pasi ishte ftohur.  “Me keqardhje ju njoftojmë se për s...

13:57

Contagion, filmi që parashikoi virusin

Ditët e shkuara në internet qarkulluan foto të disa librave që situatën e Koronavirusit dukeshin se e kishin parashikuar, ose të paktën i ishin afruar përshkrim...

10:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI