Flash

(VIDEO) Rama paralajmëron masa të ashpra nga shtëpia: Kush del me makinë humbet patentën përfundimisht

Lapsi.al 13 March 2020
(VIDEO) Rama paralajmëron masa të ashpra nga shtëpia: Kush del me

Edi Rama ka shpërndarë një mesazh nga shtëpia e tij në Surrel, nga ku thotë  se po punon. Kryeministri paralajmëron një paketë të re masash të forta për ata që abuzojnë si me lëvizjen, ashtu dhe me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe ilaçeve.

"Më vjen mirë që shumica juaj e keni mirëpritur këtë shtetrrethim të këtyre 3 ditëve dhe 2 netëve. Nuk rri dot pa thënë që më vjen mirë po ashtu se deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë se të tjerët, dmth fare pak rregullin e moslëvizjes me makinë në qytet.

Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sa do zgjasë. Nuk do jetë një histori shumë e shkurtër dhe as e lehtë.

Më shani mua sa të doni por masat do të zbatohen bashkë me ndëshkimet. Kush do kapet në qarkullim mund ta humbasë patentën përfundimisht dhe të ndalohet të hyjë në kurs për disa vjet. Kush luan me çmimet e ushqimeve dhe barnave mund ta humbasë të drejtën të tregtojë më. Po përpunohet një paketë masash e sanksionesh." - tha mes të tjerash Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI