Flash

Plagosin me thikë 38-vjecarin, 2 të arrestuar në Korçë

Lapsi.al 13 March 2020
Plagosin me thikë 38-vjecarin, 2 të arrestuar në

Policia e Korcës bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin jug-lindor, ku dy persona plagosën një 38-vjecar me thikë.

I plagosuri ndodhet i shtruar në spital, ku po merr mjekimin e duhur, ndërsa dy bashkëpunëtorët në krim janë arrestuar sot.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbremjen e djeshme, ku në qytetin e Korçës u plagos me mjet prerës një 38-vjeçar.

Policia arreston në flagrancë dy autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbremjen e datës 12.03.2020, ku në lagjen nr. 8, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga këto struktutra u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. Ç., 38 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) si dhe shtetasit I. A., 33 vjeç, të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me thikë shtetasin E. P., i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Koronavirusi mund ta riformatojë botën

Nga Astrit Patozi Kur na ra tërmeti, u kujtuam për sizmiologët, inxhinierët, arkitektët, gjeologët, madje edhe për muratorët e ndërtimit. Një grua e moshuar...

20:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI