Flash

Koronavirusi/ 3 gazeta ndërpresin botimin

Lapsi.al 13 March 2020
Koronavirusi/ 3 gazeta ndërpresin botimin

Gazeta 'Panorama', 'Panorama Sport' dhe 'Gazeta Shqiptare', ndërpresin botimin për të mbrojtur lexuesit.

Çfarë thuhet në njoftimin e përbashkët 

Mund të numërohen me dhjetëra arsye për ndalimin e botimit të një gazete, por askush nga ne, gazetarët e “Panorama” dhe “Panorama Sport”, nuk do të rendiste as në fantazinë me të shfrenuar, ndalimin e botimit për shkak të një virusi.

I paralajmëruar prej ditësh në faqet e gazetës, sot COVID-19 është një fakt edhe në Shqipëri. Do të ishte jo fort e arsyeshme nga ne, t’ju kërkonim të dilnit nga shtëpia të blinit gazetën gjatë këtyre ditëve. Do të ishte aventurë shumë e rrezikshme nga ju, të nderuar lexues, të dilnit nga shtëpia për të blerë gazetën.

Ndaj sot, pas një debati të gjatë, mes shembjes së një tradite të botimit ditor të shtypit të shkruar dhe rrezikut potencial ndaj lexuesve tanë, vendosëm të ndalojmë hedhjen në treg të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”, deri në mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shtetrrethimit. Të gjithë lexuesit tanë mund të na ndjekin lajmet tona, duke klikuar në tonë Panorama.al.

Po ashtu masa mbrojtëse për lexuesit e saj “Gazetare Shqiptare”, gazeta e parë shqiptare në treg, e cila detyrohet të mbyllë botimin deri në një njoftim të dytë. Lajme e “Gazetare Shqiptare”, do të mund t’i lexoni në version prit të saj, në gazetashqiptare.al

Ashtu siç e kishim parashikuar, virusi del nga kontrolli, nëse ne nuk marrim masa ekstreme. Ju falënderojmë, dhe me shpresë të madhe, do shihemi shumë shpejt.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI