Flash

Contagion, filmi që parashikoi virusin

Lapsi.al 13 March 2020
Contagion, filmi që parashikoi virusin

Ditët e shkuara në internet qarkulluan foto të disa librave që situatën e Koronavirusit dukeshin se e kishin parashikuar, ose të paktën i ishin afruar përshkrimit të një epidemie të ngjashme me të.

Megjithatë “parashikuesi” i vërtetë i Koronavirusit duket se është një film, më saktësisht prodhimi kinematografik i 2011-ës, “Contagion”. Me regji nga Steven Soderbergh dhe me aktorë proagonistë Marion Cotillard, Matt Damon, Laurence Fishburne, Jude Law dhe Gwyneth Paltrow, ky thriller ka një histori që duket njësoj sikur përshkruan atë që po ndodh tani në botë.

E përshkuar me pak fjalë, filmi flet për një grua të quajtur Beth Emhoff, e cila pasi kthehet nga Hong Kong në Minneapolis, pëson një krizë dhe humbet ndjenjat. Pasi bashkëshorti e dërgon në spital, ajo ndërron jetë dhe shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur. Me kthimin e tij në shtëpi, Mitch gjen dhe djalin e tij të pajetë dhe doktorët zbulojnë që ka pasur të njejtat simptoma, ndërkohë që ai vetë është imun nga sëmundja. Teksa rastet shtohen, ekspertët e shëndetësisë në SHBA kërkojnë të gjejnë origjinën e virusit, ndërkohë që dhe një prej studiuesve humbet jetën, gjë që fut Chicagon në karantinë. Fillojnë punimet për zbulimin e një vaksine dhe zbulohet që origjina e sëmundjes është nga lakuriqët e natës dhe derrkucët. Nga paniku që përfshin njerëzit, përfiton një doktor i cili shfaqet në Tv dhe lajmëron se është shëruar duke përdror një lloj ilaçi, ndërkohë që puna në laborator çon në prodhimin e një vaksine që ka vetëm efekt placebo. Për më shumë ndiqni trailer-in dhe shihni filmin për të parë si shkojnë ngjarjet.

Të këshilluara

Shtyhen datat e filmit të Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi ka njoftuar se datat për të parë filmin "I love Tropoja" në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, janë shtyrë deri në njoftim të dytë. Shkak është b...

16:52

Celine Dion anulon koncertet, shkak gripi

Ditën e kaluar skuadra menaxheriale e këngëtares së famshme Celine Dion kanë njoftuar online nëpërmjet platformave të saj sociale se këngëtarja ka anuluar 2 shf...

12:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI