Flash

Shtetrrethimi/ Veliu: Të afërmit që presin njerëz në Rinas nga zonat jo të kuqe të telefonojnë në numrat 112 ose 119

Lapsi.al 12 March 2020
Shtetrrethimi/ Veliu: Të afërmit që presin njerëz në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë për mediat deklaroi se të afërmit që presin njerëz nga zonat jo të kuqe e shkojnë për në Rinas, duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 119.

Veliu u shpreh se të afërmit duhet të japin detaje për personin që po vjen dhe orarin kur zbret në Aeroportin e Rinasit.

“Dje ishin 100, ndërsa edhe sot janë konstatuar 100 persona që kanë hyrë nga Italia kryesisht. Të gjithë qytetarët të respektojnë thirrjen për vetë-karantinim, pasi është në interes të tyre dhe të komunitetit. Policia e Shtetit do marrë masa që të ndërpriten transportet urbane. Qytetarët të respektojnë rregullat, të bëjnë të zbatueshëm detyrimin.

Do të lejojnë të qarkullojnë vetëm ambulancat, mjetet që kanë nevoja thelbësore.  Ne po i përgjigjemi me rigorozitet situatës. Personat që presin njerëz në Rinas nga zona jo të kuqe, duhet të telefonojnë në 112 ose 129, të japin informacion të hollësishëm dhe orarin”, tha Veliu.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 12 Mars

Moti në vendin tonë sot do të vijojë të mbetet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi prezencë më ...

10:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI