Flash

Krimi nuk pyet për koronavirusin, kapen 613 kg kanabis në Kurbin

Lapsi.al 12 March 2020
Krimi nuk pyet për koronavirusin, kapen 613 kg kanabis në Kurbin

Krimi nuk pyet as për koronavirusin. Policia e Kurbinit ka sekuestruar një sasi prej 613 kg kanabis dhe ka arrestuar dy persona.

Çfarë thotë policia 

Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta trafikuar, punonjës të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe me Komisariatin Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të “Godull”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi shtetasve:

-S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin;

-R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë;

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. Z., është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 12 Mars

Moti në vendin tonë sot do të vijojë të mbetet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi prezencë më ...

10:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI