Flash

Koronavirusi, nga nesër do lejohet të lëvizin vetëm këto automjete

Lapsi.al 12 March 2020
Koronavirusi, nga nesër do lejohet të lëvizin vetëm

Ja rregullat e reja për ndalimin e qarkullimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një komunikim me publikun duke shpjeguar urdhrin e ri përndalimin e qarkullimit të automjeteve private për të frenuar përhapjen e COVID-19, deklaroi se personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale përjashtohen nga ky urdhër.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person”, tha Manastirliu.

Urdhëri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:

1. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

2. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Duke falenderuar ekipet mjekësore që siç u shpreh Manastirliu po bëjnë një punë fantastike në terren për të përballuar këtë situatë, ministrja deklaroi se të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor do të vijojnë të jenë në krye të detyrës siç bëjnë çdo ditë të vitit.

Manastirliu kërkoi nga qytetarët të respektojnë këto rregulla të forta por që janë të domosdoshme pasi nuk është vetëm Shqipëria që po i ndërmerr por të gjitha vendet që po përballen me një situatë të tillë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI