Flash

Koronavirusi/ Bashkia Durrës pezullon transportin publik

Lapsi.al 12 March 2020
Koronavirusi/ Bashkia Durrës pezullon transportin publik

Bashkia e Durrësit njoftoi se për shkak të koronavirusit, duke filluar nga sot, data 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik në qytet.

Në njoftimin e bashkisë saktësohet se në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Njoftimi i Bashkisë së Durrësit:

Bashkia Durrës

Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

–        Shërbimi i transportit qytetas -linjat brenda qytetit të Durrësit

–        Shërbimi i transportit rrethqytetas, -linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna

–        Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes -linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

Të këshilluara

Kris arma në Fier, një i plagosur (Emri)

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Fierit pasditen e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” pas një ...

19:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI