Flash

Frika nga koronavirusi, Albin Kurti përmend mundësinë e komunikimit me ministra përmes e-mailave

Lapsi.al 12 March 2020
Frika nga koronavirusi, Albin Kurti përmend mundësinë e

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku është krijuar Komisioni i Posaçëm për luftën kundër infektimit me koronavirus, ka përmendur edhe mundësinë e mbajtjes së mbledhjes korrespoduese të qeverisë së Kosovës, që mund të realizohet përmes komunikimit me e-mail.

Kurti ka thënë se një mënyrë të tillë të mbledhjeve e lejon edhe ligji për funksionimin e qeverisë përkatësisht Neni 17.

Të gjithë anëtarët e qeverisë mund të japin komentet dhe qëndrimet e tyre për propozimet e bëra nga kryeministri.

Afati për të kthyer një përgjigje përmes e-mailit është 4 orë pas bërjes publik. Siç ka treguar Kurti, pas kalimit të këtij afati nëse nuk ka kundërshtime, atëherë konsiderohet se propozim-vendimi është miratuar dhe procedohet tek kryeministri për nënshkrim.

“Kemi mundësinë për mbajtjen e mbledhjes korrespoduese, në pajtim me nenin 17 që do të realizohet përmes komunikimit elektronik. Afati i caktuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës është katër orë. Të gjithë anëtarët mund të japin komente rreth propozimit”, ka thënë Kurti./ express

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI