Flash

Emergjenca nga koronavirusi, Basha zbardh propozimet e PD-së

Lapsi.al 12 March 2020
Emergjenca nga koronavirusi, Basha zbardh propozimet e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar Qeverinë që të zbatojë të gjitha masat ekonomike dhe sociale që janë propozuar nga partia e tij.

Basha propozon që të rishikohet menjëherë buxheti për vitin 2020, dhe alkimi i tyre të bëhet për blerjen e pajisjeve të nevojshme për të përballuar koronavirusin, si dhe për sistemin shëndetësor në tërësi.

Sipas Bashës, Qeveria ka planifikuar të shpenzojë 40 herë më shumë për PPP-të se sa për masat ndaj koronavirusit.

Reagimi

Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!

PD propozon rishikimin e menjëhershëm të buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për testimet për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19 dhe për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të “pacientit 0” dhe pritet të rritet dita-ditës. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjitha pajisjet, kitet e nevojshme testuese dhe aparaturat për trajtim, sepse koha nuk pret, koha kushton jetë!

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësisht të mundura, po të kemi parasysh se vetëm gjatë këtij viti, qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shumë për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin: 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI