Flash

Dy në pranga në Durrës, sekuestrohet drogë dhe municion luftarak

Lapsi.al 12 March 2020
Dy në pranga në Durrës, sekuestrohet drogë dhe municion

Policia e Durrësit informon se ka goditur një grup kriminal, të cilit i është sekuestruar drogë dhe municion luftarak.

Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se operacioni është finalizuar, pasi është ndjekur për dy muaj me metoda pro aktive. Si rrjedhojë, dy persona u arrestuan, ndërsa njëri u procedua në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit: 

Finalizohet një tjetër goditje e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Shkozeti” , ndjekur prej dy muajsh me metoda proaktive.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen një sasi dozash marijuanë, municion luftarak, peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, targa automjetesh dhe aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të një hetimi dymujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shkozeti”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasi:

Sh. H., 34 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, banues në Durrës, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si dhe u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi I. H., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në një magazinë në pronësi të shtetasve E. H. dhe SH. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me marijuanë, 425 fishekë luftarak, një peshore elektronike, 2 palë targa, si dhe 4 aparate celular të markave të ndryshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI