Flash

Zyrtare/ Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi

Lapsi.al 11 March 2020
Zyrtare/ Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi

Ka shkuar në 15 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste. Janë 34 raste, ku 31 prej tyre kanë dalë negative dhe vetëm tre pozitive”, tha ministrja.

Po ashtu ministrja ka bërë me dije se kanë dalë rezultatet e stafit mjekësor në Durrës të cilët patën kontakt me 73-vjeçaren që humbi jetën nga koronavirusi.

Manastirliu theksoi se janë kryer 50 teste dhe kanë rezultuar negativë me virusin e ri. Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste që rezultuan pozitive. Sot kemi testuar 84 raste ndër të cilët 50 personel mjeksor që kanë rezultuar negative dhe janë 34 raste dhe vetëm 3 ka rezultuar pozitiv janë të gjithë raste që kanë pasur kontakt me pacientin zero me kontaktet e para dhe të dyta.”, tha Manastirliu.

Të këshilluara

Kris arma në Fier, një i plagosur (Emri)

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Fierit pasditen e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” pas një ...

19:11

OBSH shpall koronavirusin pandemi botërore

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e koronavirusit si pandemi. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i raste...

17:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI